Publikohet letra e bashkëshortes së Schumacher për këngëtarin…

13/11/2018 17:02

Prej 5 vitesh dihet pak për shëndetin e legjendës së Formula 1 Michael Schumacher, ku të rralla kanë qenë detajet e bëra publike nga familjarët apo miqtë e tij, që prej momentit të tmerrshëm të aksidentit të dhjetorit të vitit 2013 teksa po bënte ski në alpet franceze.

Ndërkohë, së fundmi janë zbuluar detaje nga këngëtari gjerman Sascha Herchenach, i cili ka marrë një letër nga bashkëshortja e Michael, Corina.

Ajo prononcohet për herë të parë që pas aksidentit tragjik në ski të pësuar në 1 dhjetor të vitit 2013, në një letër të papublikuar më pare, ku e përshkruan bashkëshortin si një luftëtar që nuk do të dorëzohet. Në të vërtetë, letra e saj vjen si përgjigje falënderimi për këngëtarin gjerman, Sascha Herchenach, i cili i ka dedikuar një këngë kampionit Schumacher, të titulluar “Born to fight”.

“Do të doja t’ju falënderoja sinqerisht për mesazhin tuaj dhe dhuratën e bukur që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështira. Të gjithë e dimë se Schumacher është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, – shkruan bashkëshortja e Schumacher në letrën e saj dërguar këngëtarit gjerman, i cili nuk e priste një përgjigje, por mori një letër të shkruar me dorë.”

Nuk dihet saktësisht se kur është shkruar letra e Corinna Schumacher, por këngëtari e realizoi këngën për legjendën e Formula 1 në dhjetor të vitit 2014, një vit pasi Schumacher pësoi aksidentin në alpe, duke goditur kokën në një shkëmb teksa bënte ski. Tashmë historia dihet, ai iu nënshtrua asokohe menjëherë disa operacioneve dhe qëndroi për 6 muaj në koma. Pas zgjimit nga koma ai mbeti me dëmtime të rënda, duke humbur shumë nga refleskset fizike. Kampioni gjerman i Formula 1 jeton në një vilë private pranë liqenit të Gjenevës, ku asistohet nga një staf mjekësor prej 15 vjetësh, të cilat mundohen çdo ditë të ndihmojë në rehabilitimin shumë të vështirë të tij.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA