Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët rifilloi sulmet ajrore në qytetin kryesor të Jemenit, në Hodeidah pas një pezullimi të hënën, pasi aleatët perëndimorë i kërkuan Riadit t’i japë fund një lufte që e la vendin e varfër në prag të urisë.
Sulmet ajrore kundër forcave të Houthit, të lidhur me Iranin, u ndaluan për më shumë se 12 orë të hënën duke liruar për pak kohë edhe rrugët, të cilat ishin bllokuar prej një jave në periferi të qytetit buzë Detit të Kuq, duke rrezikuar spitalet.
Sulmet ajrore filluan përsëri më vonë në disa zona në provincën Hodeidah, thanë banorët dhe grupet e ndihmës. Avionët luftarakë të koalicionit bombarduan hyrjen e portit të Hodeidah, dy orë para perëndimit të diellit, duke vrarë tre roje, tha një dëshmitar dhe media Houthi.
Goditja e shkurtër koincidoi me një vizitë të ministrit të jashtëm britanik Jeremy Hunt në Arabinë Saudite, për të kërkuar t’i jepet fund luftës gati katërvjeçare që ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz. Zëdhënësi i koalicionit, kolonel Turki al-Malki, tha se ofensiva në qytetin Houthi ishte ende e hapur.
Top Channel