Autoriteti i Aviacionit irlandez është duke hetuar mbi praninë e një objekti të paidentifikuar fluturues, i cili është parë nga pilotët e një avioni të “British Airways” të nisur nga Montreali.

Pilotët po fluturonin në hapësirën ajrore të Irlandës, kur raportuan pamjen e një objekti që lëvizte në afërsi të mjetit të tyre, e për këtë arsye pyetën kullën e kontrollit nëse po zhvillohej ndonjë manovër ushtarake në bregun perëndimor të vendit.

“Lëvizte shumë shpejt”, citon “The Guardian” të pohojë njëri prej tyre. “Erdhi nga krahu i majtë, e pastaj lëvizi vrullshëm drejt veriut. Ishte një dritë shumë e shndritshme dhe u largua sa hap e mbyll sytë”.

Regjistrimi i bisedës, i postuar në faqen e entuziastëve të këtyre fenomeve, “Airlive”, tregon se pilotëve u është komunikuar që në zonë nuk ka pasur asnjë lloj stërvitjeje ushtarake.

Edhe kulla e trafikut ajror thotë se radari nuk ka pikasur gjë. Sipas pilotëve, objekti dhe avioni nuk kanë qenë në kurs përplasjeje. Një fenomen të ngjashëm raportoi dhe një avion i “Virgin Airlines”, i nisur nga Orlando drejt Manchesterit, i cili tha se ka hasur rrugës diçka që dukej si meteor, apo objekt tjetër i shndritshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA