Policia e Fierit ka vijuar operacionin për “Ndëshkimin e të fortëve”, duke sekuestruar armë, drogë e municione luftarake.
Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 24 vjeç, banues në Patos.
Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Top Channel