UEFA është gati të rihapë hetimet për mosrespektim të rregullit të “Fair Play”-t financiar nga klubet, nëse shfaqen informacione të reja që mund të flasin për mostrajtim korrekt të rasteve të mëparshme.

Qeveria e futbollit europian e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke iu referuar zbulimeve më të fundit nga “Football Leaks”.

“Nëse informacionet që dalin do të vërtetojnë se çështjet e mëparshme për ‘Fair Play’-n financiar nuk janë trajtuar në mënyrë të rregullt, atëherë ato do të rihapen”, theksohet në komunikatën e UEFA-s.

Në qendër të informacioneve të zbuluara nga “Football Leaks”, për sa i përket këtij rregulli, ishin Paris Saint-Germain dhe Manchester City, që janë përballur me rrezikun e përjashtimit nga kompeticionet europiane.

“Duke parë zbulimet e reja nga ‘Football Leaks’, UEFA mund të riekzaminojë situatën financiare të klubeve europiane”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e UEFA-s.

Çdo vit UEFA bën vlerësimin e të gjitha skuadrave për sa i përket rregullit të “Fair Play”-t financiar dhe ekuilibrit ekonomik të tyre. Nëse informacionet e publikuara do të kenë një peshë të madhe, UEFA do t’i përdorë ato për të bërë krahasimin me të dhënat e ofruara nga klubet, e do të kërkojë shpjegime, qartësime ose edhe përgënjeshtrime, nga ata që janë të përfshirë në këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA