Për prezantimin e buxhetit për bujqësinë Qeveria zgjodhi fshatin Ibë, por Kryeministri e nisi nga shifrat e 2018-ës. Rama veçoi rritjen e eksporteve që sipas tij janë dyfishuar në krahasim me 2013-ën.

“Për herë të parë ekspertet pritet të tejkalojnë 300 mln dollarët. Kur filluam punën në 2013 ishte 150 mln”, tha Rama.

Ndërsa importet e prodhimeve bujqësore për herë të parë nuk janë rritur.

“Tregon se prodhimi vendas po rritet dhe po mbulon nevojën për ushqime”, u shpreh Kryeministri.

Buxheti i vitit 2019, sipas Ramës, do të jetë në nivel rekord për sa i përket mbështetjes që do ofrojë për fermerët.

“Është më shumë se të 8 vitet e qeverisë së mëparshme të marra së bashku. Flas për mbështetjen e drejtpërdrejtë për fermerët”.

Në këtë drejtim Qeveria do të ulë TVSH-në për imputet bujqësore ndërsa do të rishikojë skemën e rimbursimit në favor të fermerëve.

“Për të shkuar 6 me 6. Për ta ulur nga 20 në 6% TVSH për fermerët dhe për ta çuar në 6% për grumbulluesit që nuk treguan respektim te skemës duke mos respektuar fermerët”, tha kryeministri.

Rritjen e sektorit të peshkimit e cilësoi epokale.

“Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti është rritur me 34%”. Për sa i përket sigurisë ushqimore, Rama foli për një beteje frontale që tha se do të vazhdojë.

“Ka edhe raste mirëfilli problematike por sot sig ushqimore është më e lartë se asnjëherë tjetër, krahasuar me dje”, u shpreh Edi Rama.

Top Channel