Ikën problematiku i BE/ Fundi i presidencës hungareze të unionit, Orban acaron zyrtarët e Brukselit
28/12 12:46
Gratë e Bulqizës dhe të fshatrave përreth nuk arritën të bënin mamografinë falas. Pajisja pësoi defekt vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Bulqizë, e tashmë është dërguar për riparim.
Pajisja do të përdorej për dy javë, kohë gjatë së cilës gratë e Bulqizës të interesuara për mamografinë do ta bënin kontrollin falas.
Në Bulqizën e varfër, për shumë prej grave kjo ishte një mundësi e mirë për të bërë kontrollin e gjirit, pasi për shkak të pamundësive ekonomike nuk mund të shkojnë në qytete të tjera.
Për momentin, të vetmit që janë të kënaqur me “shërbimin” në Spitalin e Bulqizës duket se janë lopët dhe qentë, që shëtisin lirshëm në oborrin e institucionit shëndetësor.
Top Channel