Një person ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e daljes së një makine nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

Në vendin e quajtur pranë varrezave të qytetit Refik Manellari, 29 vjeç, banues në Itali duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin.

Për pasojë ai ka dalë nga rruga duke u përplasur, çka ka bërë që të pësojë dëmtime të shumta.

Manellari është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Top Channel