Doktori i Shkencave Dritan Shoraj, njëkohësisht pedagog në Fakultetin Ekonomik, u la në burg me afat 40 ditë nga Gjykata e Tiranës, pasi ai u arrestua mbrëmjen e së premtes në Tiranë, për llogari të drejtësisë italiane.

Shoraj me statusin Akademik rezulton i dënuar në Itali për trafik droge, teksa për emrin e tij ka lindur edhe një përplasje politike mes PS dhe PD, pasi Taulant

Balla pretendon se ai ka qenë aktiv në “Çadrën e Lirisë” të Lulzim Bashës.

Ndërkohë mediat në Italinë fqinje i kanë bërë jehonë lajmit të ndalimit të Shoraj, duke pasuruar me detaje nga e shkuara edhe arsyen e ndalimit të tij.

“Karabinierët e Njësisë Hulumtuese të Komandës Provinciale Venecias arrestuan Dritan Shoraj, 47 vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili kishte urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Gjykata e Apelit, sepse ishte dënuar me 4 vjet dhe 20 ditë në burg si një menaxher dhe organizator i “trafikut të qindra kilogram hashash dhe marihuane ndërmjet viteve 1998 dhe 2000. Arrestimi erdhi pas një hetimi kompleks, mundësuar falë bashkëpunimit të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Policisë shqiptare”, shkruan Corriere.it.

Më tej sqarohet se emri i Dritan Shoraj del në operacionin e koduar “Pineta” të policisë italiane, kryer në vitet 1998-2000, që ka çuar asokohe në shpërbërjen e një organizate kriminale italo-shqiptare që kishte lidhje edhe me Afrikën e Veriut.

Corriere della Sera shkruan se atëherë u arrestuan dhe dënuan 128 persona, të gjithë të specializuar në importimin, trafikimin dhe furnizimin e shpërndarësve të drogës në vendpushimet turistike të verilindjes së Italisë.

Ndërkohë roli i Shoraj në organizatë, në mënyrë të veçantë, ishte që të siguronte gjetjen dhe paketimin e drogës në Shqipëri dhe të organizonte transportin detar për në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA