Gjatë konferencës së tij për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci është ndalur edhe te çështja e refuzimit të Loret Sadikut për t’u grumbulluar me kuqezinjtë.

Edhe pse nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy takimet e radhës, ndaj Skocisë për Ligën e Kombeve dhe ndaj Uellsit në miqësore, Loret Sadiku do të mbetet në planet e teknikut italian Panucci për të ardhmen.

“Sadikun e ftova, pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte në 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani ka pësuar dëmtim”, tha Panucci.

  Kombëtarja, Panucci publikon listën për ndeshjet me Skocinë e Uellsin

Loret Sadiku luan në rolin e mbrojtësit dhe aktivizohet me Kasimpasa në Turqi. Ndërkohë, mesfushori i Panathinaikosit dha një mesazh të rëndësishëm vetëm një ditë më parë, duke shënuar gol ndaj Olympiakosit.

  Kaçe e Grezda regjistrojnë emrat mes golashënuesve të fundjavës

Ai gjithsesi nuk ishte i vetmi kuqezi që gjeti rrugën e golit. “Më vjen mirë që shënuan Grezda e Kaçe, pasi kanë gjetur motivim. Grezda është më mirë sesa një muaj më parë, ndërsa Kaçe shënoi në një ndeshje te rëndësishme”, komentoi Panucci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA