Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re e çuan protestën e tyre nga rruga ku dilnin përditë duke e bllokuat atë, pranë Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë kërkuar që të takohen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bashkë me protestuesit ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike. Ndërsa pak më vonë, në selinë e PD-së pritet të ketë një deklaratë ku do të tregohen fakte në lidhje me projektin.

Ndërtimi i Unazës së Re prek të paktën 300 ndërtimet, një pjesë e të cilave të palegalizuara. Banorët thonë se kërkojnë dëmshpërblim dhe se nuk janë kundër këtij projekti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA