Problematikat e mbartura nga vitet e kaluara të pasqyruara në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2019, ishin në qendër të mbledhjes së radhës që zhvilloi shoqata e bashkive në Bashkinë Mallakastër.

Gjatë takimit, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, u theksua se projektbuxhetit 2019, nuk i përgjigjet nevojave reale të bashkive dhe mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Kryebashkiakja e Shkodrës, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive është ndalur edhe tek zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm, duke thënë se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, si dhuna, shit-blerja e votës etj.

Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkieve doli në përfundimin se nëse problematikat e vëna re në Projekt Buxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull për sa kohë nuk u jepet buxhet i mjaftueshëm bashkive.

Buxheti i ulët imponon nivel të ulët të demokraci vendore dhe një qeverisje vendore jo të shëndetshme.

Top Channel