Real Sociedad shkarkon trajnerin pas 5 muajsh, ish-tekniku i Juventusit kandidat për ta zëvendësuar
Revista prestigjoze “France Football” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Europa League, ku spikat në portë edhe gardiani kuqezi, Thomas Strakosha.
Portieri shqiptar i Lazios bëri një ndeshje si protagonist përballë Olimpikut të Marsejës, pasi me dy pritjet e tij, kualifikoi bardhekaltrit dhe eliminoi francezët.
“Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Njie e devijuar nga Marusiç)”, shkruan prestigjiozja franceze në paragrafin kushtuar portierit shqiptar të Lazios.
Me paraqitjen ndaj Marsejës, Strakosha u ka “mbyllur gojën” kritikëve, që e kishi akuzuar për formë ët dobët në këtë fillim sezoni, ndërsa ka konfirmuar se mbetet një nga pikat më të forta të Lazios.

Top Channel