Personi që i vuri zjarrin një makine dhe qëlloi me thikë 3 kalimtarë, një prej të cilëve ka humbur jetën në qytetin australian të Melburnit, ka vdekur më pas në spital pasi u qëllua nga policia.

Autoritetet thonë tani se po e trajtojnë rastin si sulm terrorist. Autori u qëllua nga policia, pasi u konfrontua me oficerët në një rrugë të shumëfrekuentuar në qytet. Ai u arrestua ndërsa ishte në gjendje kritike, por humbi më pas jetën në spital.

Dy të mbijetuarit, njëri prej të cilëve mbetet i rrezikuar, janë nën vëzhgimin e mjekëve. Emri i autorit nuk është bërë i ditur, por policia thotë se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk po kërkohet për bashkëpunëtorë në këtë fazë.

  Sulm me thikë në Australi, një i vdekur dhe dy të plagosur

“Ne po e trajtojmë rastin si incident terrorist”, tha shefi i policisë së Viktorias. Policia u njoftua fillimisht për një makinë në flakë në afërsi të rrugës “Bourke”, rreth orës 16:20, sipas orës lokale. Kur oficerët mbërritën, u gjendën përballë një personi me thikë në duar që i kërcënonte.

Incidenti vjen ndërkohë që një person është në gjykim për një sulm të një viti më parë, në të njëjtën rrugë, ku mbetën 6 persona të vdekur. Ai akuzohet se përplasi qëllimisht makinën e tij me këmbësorët, duke goditur 33 prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA