
Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të, por plani është të ketë gjithsej 50 fëmijë. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.
Ai quhet Ivan Sukhov, 34 vjeç, dhe jeton bashkë me gratë e tij në Vladimir të Rusisë. Ligji rus nuk e lejon martesën me më shumë se një partner, ndaj dy prej grave i qëndrojnë të martuara me mirëkuptim të ndërsjellë.
Para se të bëhej poligam, Ivani jetoi për 11 vjet vetëm me Natalian, gruan e parë. Pastaj nisi të ketë dëshirën që të jetë kreu i një familjeje shumë të madhe, me më shumë gra e me sa më shumë fëmijë.
Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë në fillim. Por duke parë që i shoqi këmbëngulte të kishte shumë fëmijë, nisi të ndryshojë mendje.
Top Channel