Nuk kanë të sosur telashet për trajnerin e Milanit, Genaro Gattuso, që sheh t’i “firojnë” çdo ditë lojtarët, në prag të ndeshjes mes kuqezinjve dhe Juventusit, e planifikuar për këtë të diel.
Kështu listës së të dëmtuarve afatgjatë si Biglia, Caldara dhe Conti, u është shtuar së fundi edhe qendërmbrojtësi Musacchio, i cili u dëmtua në transfertën ndaj Betisit.
Përplasja me shokun e skuadrës, Franck Kessie, rezultoi më e rëndë sesa duhej për Musacchion, që tashmë do të duhet të rrijë të paktën 6 javë larg fushave të blerta, duke shtuar dhimbjet e kokës për Gattuson.
Përveç dëmtimit të këtyre futbollistëve, trajneri i kuqezinjve ka në dyshim edhe një sërë titullarësh të tjerë, si Bonaventura, Calhanoglu dhe Higuain, të cilët edhe nëse zbresin në fushë, nuk do jenë në maksimumin e tyre.
Top Channel