Në prag të javës së 13 të Kategorisë Superiore, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije ndwshkimet ndaj parregullsive të një jave më parë në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar.

Ajo që ra në sy në javën e shkuar ishte mësymja në fushë e tifozëve të Tiranës ndaj lojtarëve, duke shkaktuar panik dhe kaos në fushën e lojës në përfundim të takimit ndaj Kukësit.

Për dështim të përmbushjeve të masave të nevojshme për organizimin e ndeshjes, skuadra e Tiranës është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë. Ky është një tjetër vendim i rëndë që ndëshkon skuadrën bardheblu në një situatë krize rezultatesh sportive, tashmë do t’i duhet të luaj edhe me stadiumin bosh në dy takimet e ardhshme në “Selman Stërmasi”, që do të jenë respektivisht kundër Skëndërbeut dhe kundër Kastriotit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA