Manchester United fitoi ndaj Juventusit në ndeshjen e radhës në Champions League, gjë që bëri që Jose Mourinho të shpërthejë në festë, me gjestin e dorës në vesh duke provokuar të gjithë tifozët juventinë, të cilët gjatë të gjithë ndeshjes e vërshëllyen dhe e fyen për shkak të së kaluarës së tij me Interin.
Bonucci, i irrituar kërkoi ta frenojë portugezin, por Mourinho nuk u ndal aspak.
Bonucci përpiqet ta frenojë, por Mourinho nuk përmbahet (Foto)
Në Angli, nuk ishin të paktë ata që e vlerësuan gjestin e Mourinhos, por kishte edhe nga ata që e kritikuan atë, siç ishte rasti i “The Sun”. Tabloidi i njohur britanik, në faqen e parë të tij kishte publikuar artikullin me titullin “Pa klas”, e përkrah ishte fotoja e Mourinhos që nuk lë asnjë vend për interpretime.
Vet Mourinho sqaroi atë çfarë ndodhi pas vërshëllimës së fundit të arbitrit. “Nuk i ofendova tifozët e Juventusit, ata më ofenduan mua. Gjatë ndeshjes unë e harrova që kam qenë pjesë e Interit, kurse ata jo”, tha Mourinho.
Top Channel