Ministrja Gjonaj takon raportuesin e PE. Fleckenstein: Së shpejti ngrihet KLP dhe KLGJ

08/11/2018 13:41

Një takim i frytshëm dhe i fokusuar tek reformat si ngritja e institucioneve të reja në drejtësi, KLP dhe KLGJ, lufta kundër korrupsionit, reforma në sistemin penitenciar, reforma e pronës dhe masat e reja për forcimin e sigurisë së brendshme e konsideroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj takimin me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputetin Knut Fleckenstein, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, z.Luigi Soreca.

Duke u ndalur tek rezultatet mjaft të mira të reformës në drejtësi, Gjonaj e njohu të dërguarin e PE me ecurinë e procesit për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat tha se “pritet të përfundojnë shumë shpejt”.

Nga ana e tij Raportuesi i PE, Knut Fleckenstein vlerësoi përpjekjet e mëdha që janë bërë jo vetëm në Reformën në Drejtësi por edhe në proceset e tjera si lufta kundër korrupsionit, reforma e tokës dhe sistemin penitenciar. Ai kërkoi të vazhdohej në rrugën e nisur duke përshpejtuar proceset dhe shprehu gadishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformave shtetformuese.

Përsa i përket masave në luftën kundër korrupsionit, ministrja Gjonaj ka theksuar se mekanizmi i ngritur nga qeveria po funksionon me efikasitet të plotë, duke evidentuar dhe ndëshkuar një numër të konsiderueshëm drejtuesish dhe nëpunësish të administratës. Task Forca Antikorrupsion në bashkëpunim edhe me institucionet e tjetra ligjzbatuese ka dërguar në prokurori për ndjekje penale 35 zyrtarë të lartë, ndërkohë që janë marrë rreth 400 masa të tjera disiplinore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA