24/05 15:52
Aventura e Klodian Duros në drejtimin e skuadrës së Kamzës nuk zgjati shumë. Klubi bëri të ditur mbylljen e bashkëpunimit me të, për shkak të mungesës së rezultateve në Kategorinë Superiore.
Vendimin për largimin e Klodian Duros, drejtuesit e Kamzës e morën pas humbjes 3-1, që kjo skuadër pësoi ndaj Teutës pasditen e së mërkurës, për javën e 12 të kampionatit.
Klodian Duro e mori drejtimin e Kamzës në muajin shtator, në vend të Bledar Devollit, dhe e vetmja fitore që kjo skuadër arriti me të në pankinë ishte ajo me Kastriotin.
Pas 12 javëve në Kategorinë Superiore, Kamza e sheh veten në vendin e 9 të klasifikimit, me 8 pikë të grumbulluara, 4 më shumë sesa Kastrioti i vendit të fundit.
Top Channel