Policia e Shteti njoftoi se ka shoqëruar 12 persona për ngjarjen e Bularatit të enjten pasi shpërdoruan ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë se varrimit të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, policia thotë se shoqëroi në ambientet e Drejtorisë së Gjirokastrës 12 shtetas, ndaj të cilëve po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria, në bazë edhe të filmimeve të kryera nga antiterrori në Bularat.

Mes tyre është edhe ekstremisti grek Haralamb Karathano, i cili është futur në Shqipëri jo në mënyrë të ligjshme, pasi nuk rezulton në sistemin TIMS.

Po ashtu policia thotë se gjatë të enjtes nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri 44 qytetarëve grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen.

Policia e Shtetit nënvizon se për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangien e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Policia shqiptare thotë se ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë me policinë greke për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA