Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule u shpreh nga Bularati se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas “për të ndarë dhimbjen” me familjen dhe “për të shprehur vendosmërin që e vërteta të zbardhet deri në fund” mbi 35-vjeçarin, i cili qëlloi mbi forcat e policisë përpara se të vritej në një shkëmbim zjarri me RENEA-n në 28 tetor.
“Jemi sot në radhë të parë në këto momente të cilat janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht që nuk do të humbasë”, u shpreh Dule.
Top Channel