Trajneri i Interit Luciano Spalletti nuk e fshehu entuziazmin për barazimin që skuadra e tij arriti në përballjen me Barcelonën, në sfidën e luajtur mbrëmjen e djeshme në Milano, për grupet e Ligës së Kampionëve.
“Luajtëm ndaj një prej skuadrave më të forta në botë dhe bëmë shumë më mirë se në ndeshjen e parë në Spanjë. Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës, pas golit të pësuar, Të shihje Icardin, që pas golit të barazimit, të merrte topin me vrap, për të rinisur lojën, ishte diçka e bukur”, deklaroi Spalletti.
Interi ka 3 pikë më tepër se Tottenhami dhe duket shumë pranë kualifikimit, por Spalletti bën thirrje për përqendrim, duke filluar që nga ndeshja e radhës me PSV-në, që do të luhet në Milano.
“është e qartë që kemi një avantazh krahasuar me Tottenhamin, por ky avantazh do të konfirmohet vetëm pasi të luajmë me PSV-në këtu dhe të marrim maksimumin. Duhet të bëjmë kujdes, pasi në këto nivele, askush nuk të fal asgjë”, tha Spalletti.
Top Channel