“Shqipëria mes plehrave”, është kjo tema që do sjellë sonte Top Story në Top Channel, duke iu referuar zonave më të rrezikshme mjedisore të krijuara nga plehrat që derdhen pa kriter.

Top Story do përcjellë  strategjitë kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe sa zbatohen ato e sa përgjegjës janë autoritetet vendore për grumbullimi e mbetjeve, transporti i tyre dhe shërbimet e tjera të pastrimit.

Si është situata në qytetin e Tiranës, pikat e derdhjeve të mbeturinave, dhe si ofrohet shërbimi nga ana e bashkisë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre? Çfarë përmban legjislacioni për grumbullimin, transportin dhe depozitimin në landfill të mbetjeve dhe sa zbatohet në realitet? Lumenjtë e prekur nga plehrat dhe ndotja kastrofike qe po ndodh me bregdetin shqiptar. Si qëndron situata në disa pika kryesore të grumbullimit si në Durrës, Berat, Fier, Gramsh, Vlorë dhe çfarë thonë bashkitë përkatëse?

Pyetje, të cilat marrin përgjigje sonte në orën 21:00 në Top Channel.

  Top Story, Shqipëria mes plehrave, të mërkurën, ora 21:00

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA