Skocia do të jetë mysafire e Shqipërisë në “Loro Boriçi” në mbrëmjen e 17 Nëntorit, në një sfidë mjaft të rëndësishme, të vlefshme për kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, njëkohësisht edhe takimi i fundit në grupe për kuqezinjtë e Panuccit .

Kur kanë mbetur thuajse 10 ditë nga data e takimit, trajneri i Skocisë Alex McLeish ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për të përballuar sfidën me kuqezinjtë, por edhe atë me Izraelin, 3 ditë më pas Glasgou.

Në listë tërheqin vëmendjen mungesat e dy sulmuesve mjaft të rëndësishëm për skuadrën skoceze, siç janë Leigh Griffiths që aktivizohet me Celticun dhe Steven Naismish që aktivizohet me Heart dhe shënoi një nga golat në takimin e Glasgout, në muajin shtator.

Kujtojmë që Shqipëria luajti me Skocinë në Glasgou në muajin shtator, po për Ligën e Kombeve, në një sfidë të cilën e humbi me rezultatin 2-0, pas një paraqitjeje mjaft të dobët të kuqezinjve, që u shfaqën “të dorëzuar” ndaj vendasve.

Këtë herë skuadra e Panuccit do të synojë të marrë 3 pikët për të shmangur vendin e fundit në grup, pozicion që rrezikon Kombëtaren Kuqezi, të bjerë në Ligën D, për edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA