Disa njerëz të armatosur rrëmbyen 79 fëmijë nga një shkollë në Kamerunin perëndimor të hënën, akt për të cilin një pastor lokal akuzoi se është kryer nga militantët separatistë.

Rrëmbimi ndodhi para agimit në qytetin Bamenda, në rajonin veriperëndimor, që është edhe anglishtfolës. Fëmijët, drejtori i shkollës dhe shoferi u rrëmbyen jashtë qytetit, ndërsa burimet qeveritare thanë se edhe ushtria kishte filluar kërkimin në zonë.

“Gjithsej 81 njerëz u rrëmbyen duke përfshirë edhe drejtorin e shkollës. Ata u morën nëpër shkurre”, tha një burim ushtarak Reuters.

Një zëdhënës i ushtrisë konfirmoi rrëmbimin por nuk pranoi të thotë se sa persona u morën. Ai tha se ka shumë të ngjarë të ketë qenë kryer nga separatistët.

Vetë zëdhënësi separatist mohoi përfshirjen në këtë akt të rëndë dhe fajësoi ushtarët e qeverisë për këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA