Papa Françesku bëri thirrje të hënën për çrrënjosjen e antisemitizmit pas një rritjeje të sulmeve dhe krimeve të urrejtjes kundër hebrenjve, në disa vende dhe tha se ishte jetike për të ruajtur kujtimin e Holokaustit.
Në sulmin më të keq ndonjëherë kundër hebrenjve amerikanë, një person i armatosur që bërtiste “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”, sulmoi një sinagogë në Pittsburgh më 27 tetor, duke vrarë 11 besimtarë dhe duke plagosur gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe katër oficerë policie, përpara se të arrestohej.
“Ne jemi thirrur të angazhojmë veten për të siguruar që antisemitizmi të jetë i ndaluar nga komuniteti njerëzor”, tha Papa Françesku gjatë një takimi me disa rabinë nga Kongresi Botëror i Hebrenjve.
Papa tha se Holokausti, në të cilin nazistët vranë gjashtë milionë hebrenj në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet të vazhdojë të përkujtohen për të mbajtur gjallë kujtesën e tyre.
“Pa një kujtesë të gjallë, nuk do të ketë të ardhme, sepse nëse faqet më të errëta të historisë nuk na mësojnë për të shmangur të njëjtat gabime, dinjiteti njerëzor do të mbetet një letër e vdekur”, tha ai.
Top Channel