Zgjidhja përmes emërimit si zv.ministër i Sandër Lleshajt nuk e zgjidh ngërçin kushtetues dhe institucional me të cilin do të përballet Ministria e Brendshme, për arsye se ky i emëruar nuk mund t’i ushtrojë të gjitha kompetencat e një ministri të Brendshëm.
I këtij qëndrimi është edhe juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci, i cili i ftuar në studion e “Top Talk” shtoi se delegimi i kompetencave nënkupton një periudhë krejtësisht kalimtare.
“Rezerva kushtetuese i ngarkon ministrit dhe vetëm ministrit disa kompetenca të caktuara. Asnjë zëvendës, qoftë me autorizim apo delegim nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Për më tepër që delegimi i kompetencave nënkupton një periudhë krejtësisht kalimtare, të kufizuar në kohë dhe në veprime”, tha Daci.
Top Channel