Departamenti Amerikan i Shtetit synon të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë për mos përmbushjen e kushteve që burojnë nga një ligj ndërkombëtar për armët kimike, pas një sulmi me agjent nervor ndaj një ish spiuni rus në Britani.

“Sot, Departamenti njoftoi Kongresin se nuk mund të vërtetonim se Federata Ruse plotësoi kushtet e kërkuara nga Akti i Kontrollit dhe Zhdukjes së Armëve Kimike dhe Biologjike të Luftës, i vitit 1991”, tha zëdhënësja Heather Nauert.

“Ne synojmë të vazhdojmë në përputhje me kushtet e Aktit të CBW, i cili na drejton në zbatimin e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë”, tha ajo.

Departamenti i Shtetit u zotua në gusht të vendosë sanksione “shumë të rënda” mbi Rusinë pas 90 ditëve, nëse nuk ofrohet “siguri e besueshme” se nuk do të përdorë më armë kimike dhe do të lejojë inspektime në vend nga Kombet e Bashkuara.

Sergei Skripal, një ish-kolonel në shërbimit informativ të Ushtrisë në Rusi dhe vajza e tij 33-vjeçare, Julia, u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në qytetin jugor të Anglisë, Salisbury në mars, pasi një formë e lëngshme e llojit të agjentit nervor Novichok, u aplikua në derën e shtëpisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA