
24/02 22:34
Zgjedhjet vendore do të mbahen ditën e dielë, në datën 30 qershor 2019.
Presidenti Ilir Meta dekretoi të dielën e fundit të qershorit për zgjedhjet e pushtetit vendor, njoftoi Presidenca.
Më 31 tetor Presidenti Meta zhvilloi konsultime me palët përsa i përket datës së zgjedhjeve. Ai takoi për 30 minuta kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se bëhej fjalë për dy data, dy të dielat e fundit të qershorit. Takimin e dytë këshillues Kreu i Shtetit e pati me kreun e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, sërish përreth 30 minuta. I fundit që takoi Meta ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, me të cilin bisedoi përreth 60 minuta.
Top Channel