Në takimin me maturantë të “Sami Frashërit, në kuadër të reformës në gjimnaze kryeministri Edi Rama tha se epoka e mësuesve të cilët qëndronin në një vend pune dhe merrnin rroge pa arsimin përkatës apo jepnin mësim jashtë profilit të tyre ka marrë fund.
“Se di a ka më mësues si një mësuese që i thoshte nxënësve kush janë vëllezërit Frashëri, dhe përgjigjej vetë Sami Frashëri dhe Ismail Qemali. Apo një mësues tjetër që iu thoshte nxënësve që Ismail Kadare ka ngritur Flamurin e Pavarësisë në Vlorë. Deri përpara pak vitesh të tillë ishin mbi 5 mijë”, u shpreh Rama.
Si meritë të reformës në arsim, Edi Rama përmendi pastrimin e gjuhës shqipe nga gabimet.
“Ne ja dolëm të fshijmë një mal me tekste të gabuara që rëndonte mbi kurrizin e nxënësve dhe që përcaktonte mbrapsht të ardhmen e tyre…sot, në vend të mijëra librave të llojllojshëm të kopjuar keq, përkthyer mbrapsht dhe të imponuar, ne kemi librat e Oxford-it, Cambrige dhe Pearson, zgjedhje e nxënësve tanë u japin nxënësve mundësinë të shkollohen me libra si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara europiane”, tha kryeministri.
Kryeministri siguroi maturantet se falë reformës në arsim, në Universitet do të shkojnë falë meritës dhe jo njohjeve.
Top Channel