I ftuar në emisionin Open, në Top Channel, botuesi i të përditshmes “Koha Jonë”, Nikollë Lesi deklaroi se kishte informacione, mbi atë që pritet të ndodhë nesër në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, të thirrut nga kryeministri Rama.

Lesi tha se burimet e tij thoshin që Rama ka përgatitur një fjalim të gjatë, nëpërmjet të cilit pritet të sulmojë hapur dhe fort, Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi të dekretojë Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm.

“Sipas informacioneve që kam, Rama ka përgatitur një fjalim, ekselent sipas tij, nëpërmjet të cilit do të sulmojë hapur Presidentin e Republikës. Unë kam edhe një këshillë për kryeministrin. I them të mos e lexojë atë fjalim, pasi do të përballet me surpriza të pakëndshme”, deklaroi Lesi.

Në lidhje me seancën e nesërme parlamentare, botuesi Fahri Balliu paralajmëroi se do të jetë “hapi i parë” drejt rënies së qeverisë Rama 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA