24/11 22:56
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Palermo të Italisë, ku deri tani janë konfirmuar 9 persona të mbytur, mes të cilëve edhe fëmijë e gra.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi si pasojë daljes nga shtrati të lumit Milicia në zonën e Casteldaçes. Banesa ndodhet në kufirin midis qyteteve të Altavilla Milicia dhe Casteldaccia, jo shumë larg autostradës Palermo-Catania.
Në shtëpi kishte miq dhe të afërm që po kalonin mbrëmjen së bashku. Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan pasi dolën për të blerë ëmbëlsira.
Një person i tretë jashtë shtëpisë dha alarmin me telefonin që kishte teksa kishte hipur në një pemë pasi shtëpia u zhyt në ujë.
Top Channel