Moti i keq në Itali vazhdon të shkaktojë viktima. 12 janë të vdekurit në Palermitano, një bilanc i rëndë ky për fqinjin e përtej Adriatikut.

Një familje e tërë humbi jetën atje prej vërshimit të ujërave; mes të mbyturve janë edhe dy fëmijë dhe një djalë 15 vjeç.

Tre ishin të mbijetuarit që shpëtuan vetëm sepse arritën të kacavirren në një pemë, e kanë qenë pikërisht njëri prej tyre që kanë dhënë alarmin.

Një mur i vërtetë uji është përplasur befas mbi vilën në Casteldaccia duke e përmbytur brenda një kohe shumë të shkurtër: nëntë persona gjyshër, prindër e fëmijë u mbyten aty e askush nuk mundi t’i ndihmonte.

Në një incident të shkëputur tjetër person, Alessandro Scavone, 44 vjeç, humbi jetën pasi ujërat e rrëmbyer morën me vete makinën e tij tip Jeep.

Trupi i pajetë u gjet një ditë më vonë. Një çift vdiq në Agrigentino, ndërsa në Corleone rezulton i zhdukur një mjek 40-vjeçar. Problemet e mëdha me motin ekstrem po mundojnë dhe Sicilinë aq sa prefektura e Palermos ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për menaxhimin e situatës tejet kritike, sidomos në veriperëndim.

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, gjatë ditës, do të vizitojë Bellunon dhe Venezia. Mbrojtja civile ka vendosur alarmin portokalli për këto rajone si dhe në Emilia Romagna, Kalabri e Sardenjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA