Vetëm 6 ditë pas humbjes me rezultatin 0-3 ndaj Interit, Lazio u rikthye te fitorja, teksa mposhti po në “Olimpico” skuadrën e Spalit me rezultatin e thellë 4-1.

Takimi i mesditës së të dielës në kampionatin italian u dominua tërësisht nga skuadra e Simone Inzaghit, që gjeti dy gola që në pjesën e parë, me anë të qendërsulmuesit italian, Ciro Immobile.

Cataldi dhe Parolo shënuan dy golat e tjerë për lacialët, ndërsa goli i Antenuccit për Spalin, shërbeu vetëm për statistikë dhe sodisfaksion personal.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në kuotën e 21 pikëve, në vendin e katërt, me 3 pikë më shumë se Milani ndjekës, që do të udhëtojë në darkë drejt Udines, për të luajtur ndeshjen e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA