Barcelona pa Lionel Messin i kaloi me sukses të gjitha provat me të cilat u përball në kampionat e Ligën e Kampioneve teksa fitoi ndaj Sevillas, Interit, Realit të Madridit dhe Rayo Vallecanos.
Sulmuesi argjentinas qëndroi 2 javë jashtë fushave të lojës dhe ditët e findut është parë që të stërvitet sërish me skuadrën edhe pse jo plotësisht.
Kjo do të thotë që shumë shpejt trajneri Valverde mund ta grumbullojë atë, ndoshta që për ndeshjen e së martës në San Siro me Interin në Ligën e Kampioneve, ku katalanasit do të kërkohnë që të mbyllin matematikisht cështjen e kualifikimit për në 1/8 e finaleve.
Tashmë të gjithë në kampin blaugrana duke nisur nga trajneri Valverde shpresojnë që të rishohin Messin në fushën e lojës.
‘Edhe pa Messin gjërat na shkuan shumë mirë-tha Luis Suarez pas sfidës me Rayon-por sa më shpejt që ai të kthehet aq më mirë’.
Të njëjtën ide me uruguajanin shprehu edhe trajneri Valverde, ndërkohë që Jordi Alba ishte akoma më i qartë kur e kërkoi hapur rikthimin sa më të shpejtë të Lionel Messit.
Një mesazh të ngjashëm me atë të mbrojtësit të majtë dha edhe Ivan Rakitiç. ‘Duam që Luis Suarez të vazhdojë me shënimin e golave, por dëshirojmë të shohim sërish Messin në skuadër, kështu që të dy ata do të shënojnë për të mirën e skuadrës”, tha Rakitiç.
Top Channel