Santiago Solari, trajneri i ri i Real Madrid, debutoi me fitore edhe në “Santiago Bernabeu”, pas triumfit ndaj Melilla në Kupën e Mbretit.

“Los Blancos” mposhtën 2-0 Valladolidin, por edhe pse duket si fitore e pastër, miqtë goditën dy herë traversën dhe vetë fati shpëtoi Realin.

Kjo sfidë dhuroi emocione të shumta dhe raste në të dyja portën, por do të zhbllokohej vetëm nëpërmjet një autogoli të Kikos, të cilit goditja e Vinicius, i hedhur në fushë në vend të Asensios, iu përplas në shpinë e më pas përfundoi në rrjetë.

Valladolidi tentoi të shmangte humbjen dukë ushtruar më shumë presion në minutat e fundit, por pësoi golin e dytë, që mban firmën e Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA