Skënderbeu vuajti më shumë nga sa u mendua për të thyer Kastriotin në ndeshjen e javës së 11 të Kategorisë Superiore.

Skuadra kampione e fitoi këtë përballje me rezultatin e ngushtë 1-0, që i jep mundësinë asaj që të ruajë vendin e parë në klasifikim. Ai që vendosi fatin e takimit për të besuarit e Orges Shehit ishte Gjergji Muzaka, me golin e shënuar në minutën e 29. Kastrioti u përpoq të barazonte rezultatin, por nuk ia doli dot.

Po kaq të vështirë e pati ndeshjen e tij edhe Partizani ndaj Kamzës, të cilën e mposhti 1-0 duke i qëndruar shumë pranë Skënderbeut kryesues. Bruno Telushi ishte ai që i dhuroi fitoren skuadrës së Skënder Gegës, që iu përgjigj mirë humbjes së pësuar javën e kaluar ndaj kampionëve në fuqi të vendit.

Migen Memelli e nisi mjaft mirë aventurën e tij si trajner i Laçit. Skuadra kurbinase u rikthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi pasi mposhti Luftëtarin në Gjirokastër me rezultatin e ngushtë 1-0. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll 0-0 dhe me polemika për shkak të një goli të anuluar për Laçin, pasi Gjoni në momentin e shënimit të tij shkaktoi një faull ndaj mbrojtësit të Luftëtarit, Rapa.

Laçi e dha goditjen e tij në këtë ndeshje, 11 minuta nga fundi, kur shënoi me Shtubinën për të marrë edhe 3 pikët e sfidës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA