Një nga reperat më të diskutuar të momentit ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.
Fero, i njohur tashmë edhe për diss-et dhe fjalorin paksa të ashpër që përdor në tekstet e tij nuk ngurroi të bënte një sfidë e cila e vinte përballë reperave të njohur shqiptarë.
I pajisur me një pushkë “paint ball” ai duhet të qëllonte fotot e tyre pasi të dëgjonte pyetjet drejtuar nga Adi Pojana.
Gjatë kësaj sfide Fero zbuloi inatet me dy vëllezërit që janë larguar nga “On Records”, Getinjo dhe Mozzik. Cili është reperi që nuk do bashkëpunoje kurrë? Ai zgjodhi Getinjon si përgjigje, ndërsa pyetjes se cili prej tyre duhet ta lërë këtë profesion? Ai zgjodhi S4MM të cilin e qëlloi edhe shumë herë të tjera.
Pasi zbuluam se për cilët prej tyre nuk ka mendim pozitiv apo vlerësim, Fero tregoi edhe të kundërtën duke shprehur me sinqeritet çfarë mendon për disa prej tyre.
I pyetur se cili është reperi më i mirë ai zgjodhi Getoar Selimin. Cili prej tyre i ka tekstet me më shumë mesazhe, Fero zgjodhi Unikatilin e përsa i përket pyetjes se me cilin prej tyre do të donte të kishte një bashkëpunim, Fero zgjodhi Ledri Vulën.
Top Channel