Një kronikë ndër vite për grupin legjendar “Queen” dhe shfaqjen e tyre “live” në koncertin e vitit 1985, vjen e ekranizuar në “Bohemian Rhapsody”.
Rapsodia bohemiane është një celebrim kinematografik në nder të grupit legjendar “Queen” dhe, në veçanti, të liderit të tyre Freddie Mecury.
Fred luftoi paragjykimet, duke fituar simpatinë e qindra fansave dhe duke u kthyer në një nga këngëtarët më të dashur në planet në vitet ’70.
Filmi, që aktualisht po shfaqet në të gjithë rrjetin “Imperial”, tregon ngjitjen e grupit në majat e muzikës përmes këngëve të tyre ikonë dhe muzikës revolucionare.
I diagnostikuar me AIDS, Freddie bashkon anëtarët e “Queen” në performancën më të madhe të të gjitha kohërave në historinë e e muzikës: koncertin e tyre “live” 33 vite më parë, një koncert që mblodhi në stadiumin e Londrës 72 mijë njerëz.
Top Channel