Amos flet për shtatëzaninë e Elias. A do të vijë së shpejti një princ apo princeshë?
03/11/2018 23:02
Mbrëmja e së shtunës me “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca nuk mund të kalonte as këtë herë pa deklarata që tregojnë të vërtetën sa i përket thashethemeve që qarkullojnë në media.
U përfol për një shtatëzani të Elia Zaharia Zogu por askush nuk kish folur për këtë deri mbrëmjen e sotme ku vëllai i saj, aktori i njohur, Amos Zaharia, i ftuar në program tregoi të vërtetën.
Në lojën “Ndaje ose haje”, Amosi vendosi t’i japë fund gjithë aludimeve përsa i përket kësaj pritjeje të ëmbël.
Ai mohoi që do të bëhet dajë dhe se Elia nuk po pret një fëmijë. Mbyllen kështu (të paktën për momentin) thashethemet e një shtatëzënie të mundshme në familjen mbretërore shqiptare.
Top Channel