Tirana nuk di të fitojë! Bardheblutë janë mundur nga Teuta në javën e 11 të Kategorisë Superiore, në një ndeshje të cilën e mbajtën në avantazh në pjesën më të madhe të kohës, falë një supergoli nga goditja e këndit e Hasanit në minutën e 27.

Por, ashtu si edhe ndaj Kamzës një javë më parë, bardheblutë nuk mundën të mbyllin në avantazh këtë ndeshje, kjo edhe për meritë të një këmbënguljeje të skuadrës së Teutës.

Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi mbylli llogaritë e ndeshjes brenda dy minutave, me golat e mbrojtësit Ditmar Bicaj, e me këtë sukses ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërkohë Tirana mbetet në vendnumëro, në pozicionin e 7 me vetëm 9 pikë, duke mbetur në një krizë jo vetëm rezultatesh, por edhe psikologjike.

Ndërkohë, edhe Flamurtari rikthehet te fitorja dhe këtë gjë e bën në transfertën e vështirë në Kamëz, përballë Kukësit. Brenda pjesës së parë, Veliu dhe Alves shënuan dy gola në portën e verilindorëve, duke e mbyllur 45-minutëshin në avantazh.

Përpjekjet e Kukësit u konkretizuan me golin e Spehar, në pjesën e dytë, që thjesht ngushtoi diferencën në 2-1, por që nuk evitoi dot humbjen. Fitorja e ngjit skuadrën e Dajës në kuotën e 18 pikëve, aq sa edhe Teuta, duke ndarë të dyja ekipet vendet 4 dhe 5 përkohësisht.

Ndërkohë, Kukësi mbetet në kuotën e 19 pikëve, në vendin e tretë. Ky klasifikim mbetet i përkohshëm, në pritje të rezultateve të 3 ndeshjeve të ditës së shtunë, që mund të ndryshojnë disa pozicione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA