Shqiptarja 25 vjeçare Klivja Caci humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi pasi makina e saj u përmbys në autostradën 96, në Livonia të Miçiganit.

Autoritetet policore thanë se po hetonin ngjarjen, por të dhënat paraprake tregojnë se Caci po përpiqej të dilte nga autostrada për në një rrugë dytësore, kur humbi kontrollin e makinës. Si pasojë u përplas me bordurat dhe automjeti u rrotullua disa herë.

Policia tha se nuk kishte të dhëna se drejtuesja e mjetit kishte konsumuar alkool ose përdorur substanca narkotike.

Ndërkohë miqtë e saj në SHBA kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për kthimin e trupit të pajetë në Shqipëri, ku jetojnë prindërit dhe vëllai i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA