Partizani ka humbur kryesimin fundjavën e shkuar pas humbjes me Skëndërbeun 2-0 në “Selman Stërmasi”, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar në motivimin e skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega.
Në prag të ndeshjes së radhës me Kamzën, që luhet ditën e shtunë, trajneri i të kuqve është i bindur se skuadra e tij e ka forcën dhe potencialin për t’u ringritur.
Ndërkohë, kryesuesit e Superligës, Skënderbeu do të luajë këtë fundjavë përballë vendit të fundit, Kastriotit, një ndeshje e lehtë në letër, edhe pse trajneri Shehi ka kërkuar respektimin e kundërshtarit dhe përqendrim maksimal.
Ndërkohë, çifti i tretë i ndeshjes të së shtunës do të jetë Luftëtari-Laçi, një përballje e rëndësishme për kurbinasit që shkojnë në këtë takim me trajnerin e ri Migen Memelli, i emëruar pas shkarkimit të Mërgjyshit pas humbjes së fundit me Kukësin.
Top Channel