Një australian u dënua me dhjetë vite burg për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes, një çështje që shënoi një precedent global.

Graham Morant, 68 vjeç, u shpall fajtor muajin e kaluar nën akuzën se ka këshilluar e asistuar bashkëshorten e tij Jennifer Morant, të vetëvritej në 2014-ën.

Ai synonte të përfitonte siguracionin e jetës së gruas, tha gjykatësi. Si trashëgues i vetëm, Morant përfitonte një milion dollarë.

Zonja Morant kishte dhimbje kronike e vuante edhe nga depresioni e ankthi.

Gruaja 56 vjeçare u gjet e vdekur në 30 nëntor 2014 me një gjenerator me benzinë në makinën e saj dhe la një shënim: “Mos më shpëtoni”.

Bashkëshorti i saj më herët kishte shkuar në dyqan për të blerë gjeneratorin.

Top Channel