Gjermania kundër Austrisë. Reagimi, pas tërheqjes së Vjenës nga Pakti për Emigracionin

02/11/2018 09:39

Tërheqja e Austrisë nga pakti i OKB-së për migracionin ka shkaktuar reagime dhe kritika ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme gjermane reagoi duke e cilësuar paktin të nevojshëm pikërisht për ta kontrolluar emigracionin e për ta sjellë në rrugën e duhur. “Prandaj shprehim keqardhjen, kur shtete të ndryshme, e sidomos partnerë tanë të ngushtë, nuk duan të jenë pjesë e paktit”, thuhet në deklaratën e saj.

Edhe Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Austrisë: “Ne besojmë edhe më tej, se emigracioni është një sfidë globale e tek rezultatet të çojnë vetëm zgjidhje globale dhe shpërndarja e barrës”.

Pas SHBA-së, Australisë, Hungarisë, tani edhe Austria i ktheu kurrizin paktit të OKB-së për emigracioninn. Vendimi është i rëndësishëm për të ruajtur sovranitetin kombëtar, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Marrëveshjen e kemi parë me vëmendje dhe “disa pika ne i refuzojmë, sepse përziejnë emigrimin me azilin”, tha Kurz.

Lëvdata për këtë vendim të Austrisë vijnë nga partia e ekstremit të djathtë, AfD në Gjermani. “Kush hyn në të ardhmen në Austri, këtë e vendosin vetë austriakët”, u shpreh kreu i Partisë AfD, Jörg Meuthen.

DW kujton se pakti i inicuar nga OKB si “pakt botëror për nje emigracion të rregulluar, të kontrolluar e të sigurtë” do të duhet të miratohet në një konferencë ndërkombëtare në Marok, në muajin dhjetor.

Top Channel