Në Lushnjë fermerët fajësojnë motin dhe plehrat e skaduara për një infeksion që u dëmtoi prodhimin e ullinjve.

Moti i thatë ka dëmtuar prodhimin e ullirit në Lushnjë. Edhe pse nisën vjeljet në kohë, kokrrat janë tharë në pemë thonë fermerët ndaj ata mblodhën ç’të mundeshin.

Plehërimi nuk u ka dhënë rezultatet e duhura dhe prodhimi i këtij viti nuk ka rendimentin e mëparshëm. Megjithatë ata thonë se kjo nuk do ta prekë cilësinë e vajit

Specialisti i bujqësisë në Drejtorinë e Bujqësisë në Lushnjë, Kadri Gaxho, konfirmon problemin e fermerëve duke fajësuar dëmtimin nga miza dhe përhapja e infeksionit që nuk ka arritur te ndalet.

Prej 20 vjetësh përdorimi i vajit të ullirit në kuzhinat tona është rritur, ndaj në Lushnjë janë dyfishuar sipërfaqet e mbjella me ullinj.

Zonat të cilat janë zhveshur nga djegiet, po mbillen me shpejtësi duke u përshtatur me klimën dhe varietetin më të mirë, por shpesh puna e fermerëve penalizohet nga kushtet e motit dhe mungesa e ndërhyrjes së shpejtë për të mbrojtur prodhimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA