Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi në mënyrë dërmuese rezolutën e saj të 27-të vjetore, që bëri thirrje për t’i dhënë fund embargos ekonomike amerikane në Kubë, pas një përpjekjeje të dështuar nga Uashingtoni për të ndryshuar tekstin dhe për të nxitur Kubën që të përmirësojë të dhënat e saj për të drejtat e njeriut.

Vota e OKB mund të mbartë peshën politike, por vetëm Kongresi i SHBA mund të heqë embargon më shumë se 50-vjeçare. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan kundër rezolutës, ndërsa 189 vende votuan në favor dhe Ukraina dhe Moldavia nuk votuan.

“Por ju nuk po dëmtoni Shtetet e Bashkuara kur e bëni këtë. Ju po e lëndoni në mënyrë të drejtpërdrejtë popullin kuban duke i thënë regjimit se trajtimi i tyre ndaj popullit të tyre është i pranueshëm”, tha Nicky Haley.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht votuan kundër rezolutës së OKB-së për 24 vjet, por abstenuan për herë të parë në vitin 2016 nën ish-presidentin Barak Obama, pasi Uashingtoni dhe Havana fituan një marrëdhënie më të ngushtë.

Por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në janar 2017, duke u kthyer në karakterizimet e Kubës të Luftës së Ftohtë dhe në shtrëngimin e kufizimeve të tregtisë dhe udhëtimeve që u lehtësuan nga Obama.

Top Channel