Në Britaninë e Madhe, londinezët kanë shënuar anën e errët të historisë së qytetit të tyre, me muajin e përvitshëm të të vdekurve.

Ai zgjat përgjatë të gjithë tetorit, me ditën e fundit të tij që koinçidon me “Halloween”-in, 31 tetorin, e konsiston në një seri paradash, leksionesh dhe “workshop”-esh në të gjithë kryeqytetin britanik, të gjitha të lidhura me temat e vdekjes dhe të të mbinatyrshmes.

Një paradë në mesin e natës, përmes një prej varrezave më të vjetra të Londrës, një “workshop” për balsamosjen dhe një leksion për maskat e vdekjes, janë vetëm disa nga 42 eksperiencat drithëruese në agjendë.

Muaji i të vdekurve është lançuar me qëllim eksplorimin e marrëdhënies së qytetit me banorët tashmë të ndjerë të tij.

20 për qind e të ardhurave nga biletat nga çdo shfaqje u dhurohet ambienteve ku mbahen aktivitetet, përfshirë varrezat historike të Londrës. Disa ambiente të reja janë shtuar ndërkohë në agjendë këtë vit, mes të cilave kisha e Shën Brixhit, arkiva e eshtrave dhe një kube mesjetare në “Spitalfields”.

Top Channel