Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo hodhi poshtë njëherë e mirë zërat mbi një largim të mundshëm të Gattusos, duke theksuar se e ardhmja e teknikut të kuqezinjve nuk ka qenë për asnjë moment në diskutim.
“Kam dëgjuar shumë shpesh këtë pyetje dhe më është bërë e bezdisshme. Gattuzo nuk është në diskutim. ne duam që ai të mbetet për shumë kohë trajner i Milanit dhe skuadra të funksionojë e të fitojë”, theksoi drejtuesi brazilian.
Leonardo shtoi më pas se synimi i Milanit në këtë sezon, është të rikthehet në Ligën e Kampionëve, ndërsa mori në mbrojtje edhe dy nga yjet e skuadrës, Gonzalo Higuain dhe Gigio Donnarumma.
“Duam të rikthehemi në Champions dhe besoj se kemi organikën e përshtatshme për t’ia dalë, por duhet të bëjmë kujdes, që ky objektiv të mos kthehet në obsesion. Higuain nuk shqetëson, pasi ka shënuar 5 gola, vetëm dy më pak se Ronaldo, që luan me një skuadër kampione prej 7 vitesh. Sa i përket Donnarummës, ai nuk është më një talent premtues, por një realitet i madh, portieri i kombëtares italiane”, u shpreh Leonardo.
Top Channel